LIFESTYLE, 25 Maj 2018, 13:14

Jona Spahiu shtatzënë: Zbulohet gjinia e bebit që pret

Vetëm disa javë në parë një burim për “Iconstyle.al”, zbuloi se moderatorja simpatike e “Digitalb”, Jona Spahiu është shtatzënë. Një lajm ky që nuk është konfirmuar ende nga Jona, e cila me sa duket këto ditë është e angazhuar me detajet e fundit të dasmës së saj, e cila pritet të organizohet në 10 qershor.

Mirëpo një burim i  afërt me çiftin ka zbuluar për emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në “Energy Radio”, se Jona është me të vërtetë shtatzënë dhe është në pritje të një djali.

Ndërsa ditën e djeshme u përfol në emisionin “Pop Culture” se Jona dhe partneri i saj, Frenkli Ymeri do të zhvendosen në SHBA-ës për të pritur vogëlushin e tyre. Një trend ky që po ndiqet nga shumë çifte të njohur të showbiz-it shqiptar.