TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest ne burg’ për inspektorin e tatimeve Erjon Trungu.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Sipas SPAK, Trungu merrte ryshfet nga biznese të ndryshme në kryeqytet për të mos i ndëshkuar në rast kur ata kapeshin në shkelje.
37-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe gjatë prangosjes iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale pesë mijë euro, të cilat i kishte marrë në formë ryshfeti nga një biznes në Kamëz.
Vlerat monetare, 37-vjeçari i kërkonte në këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në Prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.
Më pas, ai u shkarkua nga Drejtoria e Tatimeve.