LIFESTYLE, 14 Mars 2019, 08:30

Ju njohim me motin sot, ja çfarë pritet të ndodhë

Ju njohim me motin sot, ja çfarë pritet të ndodhë

Vranësirat e dendura do të jenë dominante deri në orët e pasdites në të gjithë vendin.

Për pasojë do të gjenerohen reshje të pakta shiu në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa reshje dëbore do të bien në zonat malore.

Po ashtu mbrëmja mbetet në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborë, kryesisht në Rajonin Juglindor. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rënie sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 15°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    6/13 re shi

Kukës    3/10 re shi bore

Lezhë    6/14 re shi

Dibër    -1/9 re bore

Durrës    5/14 re shi

Tiranë    5/15 re shi

Elbasan    7/15 re shi

Berat    1/15 re shi

Vlorë    5/13 re shi

Korçë    0/7 re bore

Gjirokastër    5/16 re shi

Sarandë    7/16 re shi