AKTUALITET, 30 Mars 2020, 21:48

Mjeku Pipero tregon se me çfarë po kurohen pacientët tek Infektivi: Ditët e fundit kemi përdorur dhe klorokinën

Mjeku Pipero tregon se me çfarë po kurohen pacientët tek

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka treguar se me çfarë po kurohen pacientët në Spitalin Infektiv. Pipero në një lidhje direkte me emisionin “Open”, tha se tashmë ka filluar trajtimi i pacientëve me klorokinë.

“Ende nuk ka një protokoll, por ne kemi nisur përdorimin e klorokinës që ka rezultuar e suksesshme në disa vende të tjera. Ka disa ditë që ka ardhur dhe në Shqipëri”, tha mjeku.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.