AKTUALITET, 13 Dhjetor 2020, 20:57

Gazi lotsjellës në marshim-protestë, Vasili: Mbytës dhe shkatërrimtar për qytetarët me COVID-19, krimi të hetohet urgjent nga SPAK

Gazi lotsjellës në marshim-protestë, Vasili: Mbytës dhe

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, e ka cilësuar krim hedhjen e gazit lotsjellës nëpër rrugë në kohë pandemie.

Sipas Vasilit, gazi lotsjellës është shkatërrimtar për qytetarët e sëmurë me COVID-19 dhe për këtë akuzon Ramën se po përhap tashmë kriminalisht pandemisë.

Për Vasilin ky krim hetohet urgjent nga SPAK pasi është njëlloj me gjenocidin.

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Edi Rama perhap kriminalisht pandemine dhe po mbyt te semuret me gaz!!

Ky Kryehorri, qe vrau 25 vjeçarin ne oret policore te detyruara prej pandemise sot po perhap kriminalisht pandemine.

Komisariatet e policise jane shnderruar ne vatra eksplozive per perhapjen e pandemise duke u mbushur me dhjetra te arrestuar ne dhome kafsherore.

Kjo eshte sjellje kriminale.

Gazi, qe ka mbushur rruget eshte mbytes dhe shkaterrimtar per qytetaret me COVID ku dihet qe mushkerite jane me te prekurat.

Ky eshte genocid.

Edi Rama ne kulmin e pandemise po perhap pandemine dhe po demton te semuret me COVID.