LIFESTYLE, 5 Qershor 2021, 12:58

Miu hero lë punën dhe del në pension, ka dedektuar 71 mina

Miu hero lë punën dhe del në pension, ka dedektuar 71 mina

Magawa, miu, që fitoi medalje të artë për heroizmin e tij, po tërhiqet nga puna, e cila kishte të bënte me dedektimin e minave.

Në një karrierë pesë-vjeçare, brejtësi ka nuhatur 71 mina tokësore dhe dhjetëra sende të tjera të pashpërthyera në Azinë Juglindore, raporton BBC.

Pronarja i tij thotë se miu shtatë vjeçar afrikan, po plaket dhe se dëshiron të "respektojë nevojat e miut për t'u tërhequr nga puna".

Mendohet të ketë deri në gjashtë milionë mina tokësore në zonën e Azisë Juglindore.

Magawa u trajnua nga shoqata bamirëse e regjistruar në Belgjikë 'Apopo', e cila është e vendosur në Tanzani dhe ka rritur kafshë, të njohura si HeroRAT, për të zbuluar mina që nga vitet 1990.

Kafshët certifikohen pas një viti trajnimi.

Javën e kaluar, 'Apopo' tha se një grup i ri minjsh të rinj ishin vlerësuar nga Qendra e Veprimit ndaj Minave.

Sipas grupit trajnues, miu do të qëndrojë në post për disa javë të tjera për të "këshilluar" rekrutët e rinj.

"Performanca e Magawa-s ka qenë e pamposhtur dhe unë jam krenare që kam punuar krah për krah me të," tha pronarja e tij.

"Ai është i vogël, por ka ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve duke na lejuar që t'u kthejmë tokën e sigurt, pa mina, sa më shpejt dhe me kosto të konsiderueshme".

Shtatorin e kaluar, Magawa iu dha Medalja e Artë, për heroizmin që ka treguar në punë, duke rrezikuar jetën e tij për të dedektuar minat në tokat aziatike.

Miushi peshon 1.2 kg dhe është 70 cm i gjatë. Megjitahtë, miu Magawa është ende mjaft i vogël dhe mjaft i lehtë sa të mos shkaktojë shpërthimin e minave, nëse ecën mbi to.