TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Partneritetet Globale, ambasadorin Paolo Zampolli, me të cilin zhvilloi një takim ku në fokus ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Sipas Ballës, gjatë takimit u diskutua edhe për Samitin e NATO-s, që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm, si edhe për vlerësimin që ambasadori Zampolli shprehu për anëtarësimin e Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes.
"Mirëprita sot të Dërguarin Special të Presidentit të SHBA Donald J. Trump për Partneritet Globale Ambasadorin Paolo Zampolli. Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive.
Shqipëria është shembull i rolit dhe partneriteteve për paqe e stabilitet. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe gjithashtu u vlerësua nga Ambasadori anëtarësimi i Shqipërisë përmes Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes.
Shqipëria është një model botëror i bashkëjetesës ndërfetare, ku harmonia ndërmjet komuniteteve fetare ka shërbyer gjithmone si një themel i rëndësishëm i unitetit dhe kohezionit të shoqërisë shqiptare" shkruajti Balla në rrjete sociale.