LIFESTYLE, 4 Qershor 2021, 10:02

E kemi dëgjuar në çdo vend, Shpat Kasapi rikthen “Kush të ndau prej meje” për të gjithë nostalgjikët

E kemi dëgjuar në çdo vend, Shpat Kasapi rikthen “Kush


Për të gjithë nostalgjikët e viteve 2000 vjen një lajm i bukur.

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka sjell në versionin ‘remake’ hitin e tij të dikurshëm “Kush të ndau prej meje”.

Kënga që dikur dëgjohej në çdo vend, ka ardhur me një interpretim të shkëlqyer nga Shpati. Projekti është lancuar në kanalin e ‘Eurolindi&Etc’ në YouTube, ndërsa videoja i është besuar produksionit ‘Maximus’. Për pak orë, kënga ka grumbulluar mijëra klikime dhe po ashtu shumë komente, ku fansat janë shprehur se nuk e kishin harruar ende.

Pavarësisht viteve, Shpati  vazhdon të jetë aktiv dhe mjaft i angazhuar më projekte muzikore