LIFESTYLE, 1 Qershor 2021, 19:20

Bardh Spahia i pagoi shpenzimet e spitalit në Itali për djalin e sëmurë, prindi: Nuk mund t’ja shpërblej

Bardh Spahia i pagoi shpenzimet e spitalit në Itali për djalin e

Hamdi Skeja, ka shprehur mirënjohje ndaj ish-kandidatit për deputet të PD-së, Bardh Spahia, pasi ky i fundit i mbuloi shpenzimet që djali i tij i sëmurë të kryente operacionin në Itali.

Sipas Skejës, disa vite më parë ishte Spahia që i zgjati dorën duke i mundësuar që djali i tij i sëmurë që asokohe ishte sëmurë do të operohet në një nga spitalet më të mira të Europës, “Istituto Giannina Gaslini.

Skeja shpreh falënderimet ndaj Bardhit, teksa ky i fundit i ka afruar sërish ndihmë për djalin nëse do të ketë nevojë.

“Një takim malli, takim mirënjohje!

Ekzistojnë momente që nuk përshkruhen, ekzistojnë edhe momente që shkruhen në Histori.

Ka histori që bejnë njerezit e mëdhenj, e për ketë nuk kam dyshuar kurrë që nuk ekzistojnë!

Në momente trishtuese ndodh që të japin një krahë njerezit që njeh, kjo ndodh sepse ju dhimbsesh! Por, kur ndodh që të japin të dy krahët njerez që nuk i njeh, nuk të njohin, nuk i ke takuar kurrë, s’të kanë takuar kurrë.

Kjo shpjegohet vetem me një sqarim krejt të qartë.

-Njerez që të japin të dy krahet, të ngrejnë lartë, të thonë që do t’ja dalim, të thonë se ti je prind për t’u marr shembull. Të thonë se do t’ja dalësh dhe më pas bëjnë edhe ëndrrat tua realitet. Ato ëndrra që netëve i ke vaditur me lutje të lotshme, ditëve i ke mbytur në lutje shpirti!

E kujt nuk i kujtohen ditët, netën e mia të ulërimave para dy vitesh? Atëherë kur jeta e tim biri numrohej me numrator gishtash?