AKTUALITET, 5 Nëntor 2020, 10:26

Tabaku nxjerr videon: Tek ‘Sami Frashëri’ dhe tek ‘5 maji’ nuk po punohet

Tabaku nxjerr videon: Tek ‘Sami Frashëri’ dhe tek ‘5


Puna për Sami Frashërin dhe 5 Majin nuk po vijon.

Ka qenë sërish ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila ka publikuar sot një tjetër video në lidhje me projektin e ndërtimit në shkollën Sami Frashëri si dhe në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë, ndërsa akuzon se në këto dy kantierë nuk vijon puna.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Tabaku flet për kantierë imagjinarë të Rilindjes, ndërsa parashtron disa pyetje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

POSTIMI:

1. A u rehabilitua Sami Frasheri pak muaj para se të shembej ndonëse EV tha që do rrojë me vite?

2. Me çfarë fondesh po ndërtohet Sami Frashëri? Veliaj dhe Ahmetaj thanë me fonde të BE, ndërkohë që BE thotë që nuk po ndërton asnjë shkollë në Tiranë me fondet e saj.

3. A është shpallur në buletinin e datës 27 Mars projektimi i ndërtimit të shkollës Sami Frashëri dhe anulluar me datë 21 Prill? Që do të thotë se kur u prish me datë 24 Prill nuk kishte një projekt…

4. Në ç’sirtar ka përfunduar procedura e përfunduar e tenderit për shkollën Sami Frashëri? Pse nuk është bërë publike?

ER dhe EV duhet ta kenë dhe përgjigjen pse shkollat e tyre janë me kosto 4,5mln euro dhe të BE 700 000 euro.