TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti gjerman McAllister dhe njëkohësisht reporteri për Serbinë në Parlamentin Europian, është rizgjedhur si Shefi i Komitetit për Politikën e Jashtme në PE.
Pas kësaj McAllister nuk do të jetë më raporteri për Serbinë në Bashkimin Europian. Reporterët e rinj për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, do të zgjidhen në muajin shtator.
Kujtojmë se, reporter për Shqipërinë deri në zgjdhjet e majit ka qenë gjermani Knut Fleckenstein, i cili nuk mundi të rizgjidhej sërish si europdeputet, në këtë mënyrë pritet të largohet duke ia lënë vendin një tjetër personi.