AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 21:41

Miratimi i ligjit të censurës/ Albana Vokshi: Ditë e zezë për lirinë e medias në Shqipëri!

Miratimi i ligjit të censurës/ Albana Vokshi: Ditë e zezë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e konsideroi si një "ditë e zezë për lirinë e medias në Shqipëri", miratimin sot nga mazhoranca të paketës "Anti-shpifje", të konsideruar edhe si ligji i censurës.

Postimi i plotë i Vokshit

18 dhjetor 2019 - Ditë e zezë për lirinë e medias në Shqipëri.

Pas censurës edhe burgu...

1. Rama vendosi t’i shkonte deri në fund marrëzisë. Ligjet e censurës u miratuan me 80 vota nga parlamenti ilegjitim, që sanksionojnë ndëshkimin dhe dënimin e cdo medie apo gazetari që do të guxojë të kritikojë apo denoncojë liderin suprem. Rama sot riktheu zyrtarisht famëkeqin nen 55 të dënimeve për agjitacion e propagandë.

2. Ashtu sic premtoi, ligjet i miratoi vërtetë paketë, bashkë me ekzekutorin e tyre, kreun e ri te AKEP, besnikun e Liderit, Tomi Frashërin deri dje njeriu që i mbante protokollin.

3. Po sot, dënohet me burg gazetari Jetmir Olldashi vetëm pse denoncoi vëllain e ish ministrit të brendshëm të Ramës.

#ShqipëriaZyrtarishtNëDiktaturë