TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Me 72 vota pro dhe 10 kundër, Malaj pezullohet përfundimisht nga detyra në BSH.
Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi më 5 dhjetor të pezullojë Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me argumentin se gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019 kishte pasur dalje konstante në media duke bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut dhe në kundërshtim me kompetencat që ka një anëtar i Këshillit.
Ky vendim është kundërshtuar nga Malaj, i cili tha se karrigen mund t’ja marrin, por jo integritetin si person.