AKTUALITET, 18 Dhjetor 2019, 20:58

Arrestohet shqiptari, vodhi telefonin në qendrën tregtare

Arrestohet shqiptari, vodhi telefonin në qendrën tregtare

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi vodhi një smartphone në një qendër tregtare. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënën por vetëm sot është bërë e ditur nga mediat italiane.

Shqiptari 34 vjeçar i hoqi pajisjes elektronike pllakatën antivjedhje dhe kaloi kasën pa paguar me një smartphone që kushtonte 240 euro.

Ndalimi i tij u bë i mundur nga një roje sigurie që njoftoi edhe policinë.

Burri doli para gjykatës ku edhe u njoh me masën e sigurisë.