TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, deklaron se Ministria e Arsimit ka dështuar me sukses të plotë hartimin, menaxhimin dhe vlerësimin e Maturës Shtetërore.
Përmes një postimi në “Facebook”, Këlliçi shkruan se “një ndër provimet më vendimtare të jetës akademike në Shqipëri, menaxhohet nga matrapazë që për të shtatin vit me rradhë shpërndajnë tezat para provimit”.
POSTIMI:
Siç kemi denoncuar këto 7 vitet e fundit, e njëjta Ministri e Arsimit, por kësaj here me një injorante tjetër në drejtim, dështon me sukses të plotë hartimin, menaxhimin dhe vlerësimin e Maturës Shtetërore.
Një ndër provimet më vendimtare të jetës akademike në Shqipëri, menaxhohet nga matrapazë që për të shtatin vit me rradhë shpërndajnë tezat para provimit.
Të sterpolitizuar jeni ju që organizoni provimet, ku fresshistët marrin 10-ta dhe ekselentët e vertetë i linçoni publikisht, vetëm pse kërkojnë më shumë nga ç’mund të ofroni ju.