TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paniku në Mallakastër është rikthyer sërish sepse një grua ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Dyshohet se është infektuar me koronavirus nga të afërm të saj në Vlorë të cilët kanë rezultuar pozitiv.
Kjo ka bërë që ti merret tampon edhe gruas nga Mallakastra, ndërsa vijon puna për gjurmimin e rasteve të kontaktit të gruas. Ndërsa Fieri nuk ka shënuar asnjë rast me koronavirus ditën e sotme, pas dy rasteve të konfirmuara në Roskovec, një në Patos dhe një në Libofshë.
Në ditën e djeshme janë marrë 22 tampone, raste të dyshuara se kanë pasur kontakte me persona të infektuar me koronavirus.
Rreth 14 tampone janë marrë në Fier, 6 në Patos dhe dy në Roskovec të cilët kanë dalë negativ.
Berati po pret përgjigjet e 10 tamponëve të mjekëve, infermierëve dhe sanitareve të repartit infektiv.
Këta punonjës qëndrojnë të vetëkarantinuar deri në pritjen e përgjigjeve.