TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme në një gjykatë në Moskë ka shpallur vendimin e prerë për ish-pjesëtarin e marinës amerikane, Paul Whelan, duke e dënuar me 16 vjet burg për spiunazh.
Nga mediat e huaja mësohet se procesi gjyqësor është mbajtur me dyer të mbyllura, për shkak të të dhënave që përfshijnë materiale të klasifikuara si dhe me qëllim të ruajtjes së distancës, pas shpërthimit të koronavirusit të ri.
50-vjeçari Whelan, që ka edhe pasaportën britanike, kanadeze dhe irlandeze, është arrestuar në Moskë në dhjetorin e dy viteve më parë, por në mars të 2020 nisi procesi gjyqësor ndaj tij.
Megjithatë teksa ai është paraqitur para gjykatës, ai ka mohuar vazhdimisht akuzat që rëndojnë mbi të.
Nga ana tjetër prokurorët kanë pretenduar se kanë gjetur një disk me informacione të klasifikuara, në pronësi të Whelanit. Por ky i fundit ka thënë se është përfshirë në këtë rast, kur ka marrë një pajisje për ruajtje të informacioneve nga një shok, duke besuar se në të ka foto nga pushimet që s’kanë të bëjnë aspak
Duke kundërshtuar kategorikisht akuzat, ai pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, e më tej ai akuzon rojet e burgut për keqtrajtim.
Kujtojmë se Whelan ka qenë Shef për Siguri Globale në një kompani amerikane që shet pjesë për makina, në kohën kur është arrestuar. Së bashku me familjen e tij insistojnë se ai ka vizituar Rusinë për të marrë pjesë në një dasmë.