TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në një takim me banorët e Unazë së re, shtëpitë e cilëve preken nga ndërtimi i rrugës së re në këtë zonë.
Lulzim Basha u shpreh se qeveria ka shkelur ligjin dhe se banorët duhet të vijojnë rezistencën.
Gazetari: Cila ishte arsyeja e takimit?
Lulzim Basha: Arsyeja e këtij takimi ishte për të treguar disa të vërteta për shkeljet ligjore, pasi e ligjshme është vetëm protesta e tyre. Pas një hetimi disa ditor kanë dalë fakte tronditëse, pasi projekti është i pa kërkuar, firma e ka paraqitur jashtë normave, pasi ky projekt është për autostradë dhe jo për këtë rrugë. E dyta është skema korruptive e tenderit. E treta është paligjshmëria e këtij investimi, pasi duhet miratuar nga pushteti vendor. Institucioni që duhet të dilte përpara këtyre banorëve, bashkia ka në krye një shpifësirë që e ka shpirtin më të zi se plehrat e sharrës.
Kam në dorë një VKM, që thotë se ata që janë në proces legalizimi shtëpitë e të tyre do të shpërblehen plotësisht me vlerën e tregut, pra precedenti ligjor është i qartë. Paratë duhet të merren pa lëvizur lopata e parë.
Gazetari: Çfarë do bëni nëse qeveria nuk tërhiqet?
Lulzim Basha: Para disa muajsh më keni pyetur për Teatrin dhe kam thënë që është vija e kuqe. Ashtu si Teatri është vija e kuqe, këtu është dy herë vija e kuqe, qytetarëve u lind e drejta që të përballen me çdo formë dhe çdo mjet dhe opozita do jetë në krahun e tyre.
Foto nga protesta e banorëve:
