TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përmes një postimi në facebook, presidenti Meta uroi për ditën e Sulltan Novruzit.
Meta shkruan se festohet në momente të vështira, por kjo ditë simbolizon me lindjen e shpresës.
MESAZHI:
Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari dhe besimtari bektashian!
Festimet Tuaja në këto momente të vështira, por në një ditë që përkon me lindjen e Imam Aliut dhe që simbolizon lindjen e shpresës e rigjallërimit të natyrës, le të kthehen në lutje drejt Zotit për shëndetin e çdo anëtari të familjes Tuaj dhe të gjithë shqiptarëve!
Së bashku do t'ia dalim! Zoti qoftë me ne gjithmonë! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!