AKTUALITET, 22 Mars 2020, 08:56

Harrohet koronavirusi/ Tërmet në Kroaci, njerëzit dalin të frikësuar nga banesat, shumë dëme materiale


Një tërmet i fortë është ndjerë mëngjesin e kësaj të diele në Zagreb të Kroacisë. 

Deri më tani nuk ka raportime për njerëz të lënduar, edhe pse ka pasur shumë dëme materiale dhe shumë ndërtesa janë shembur. Nga paniku i lëkundjeve, njerëzit kanë dalë jashtë banesës së tyre duke injoruar edhe frikën nga koronavirusi.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane, EMSC tërmeti ishte me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilomenta në veri të Zagrebit.

Sipas të dhënave thellësia e tij ishte 10 kilometra. Nuk janë raportuar për të lënduar apo dëme materiale.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviç u bëri thirrje përmes llogarisë së tij në Tëitter njerëzve në rrugë për të mbajtur distancën midis tyre, pasi deri më tani Kroacia ka shënuar më shumë se 200 të infektuar dhe një viktimë.