AKTUALITET, 22 Mars 2020, 08:28

Shqipëria bosh! Sot zbatohet ‘ligji i luftës’, qytetarët e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia, nuk festohet as Sulltan Nevruzi

Shqipëria bosh! Sot zbatohet ‘ligji i luftës’,


Shqipëria është bosh! Sipas urdhërit të kryeministrit Edi Rama gjithçka është mbyllur për ditën e sotme pasi është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Ndërsa nga e hëna, çdo person është i lirë që të lëvizë nga ora 05.00 deri në orën 13:00.

Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës.

Sot besimtarët bektashinj nuk do të mund të mblidhen as të festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit, ndoshtë për herë të parë që nga koha e komunizimit.

Policia e Shteti sqaroi dje se të vetmet mjete që mund të lëvizin janë mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet. Megjithatë përfshihen listat e bashkive për shërbime të ndryshme dhe shërbimet në banesë (delivery).

Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima. Ndërsa numri i të shëruarve ka shënuar 3 të tillë.