AKTUALITET, 5 Mars 2020, 12:19

Meta “shuplakë” Ramës: Nuk dua të merrem me deklaratat e ‘një zonje të nderuar si gruaja e Bilalit’

Meta “shuplakë” Ramës: Nuk dua të merrem me


Presidenti Meta i është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Edi Rama bërë sot në seancë plenare.

Në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin Bullgar Meta iu përgjigj interesit të medias lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama.

“Nuk do dëshiroja të shprehesha për çështje të brendshme, aq më tepër të merresha me një zonjë të nderuar si gruaja e Bilalit, që e njohin gjithë shqiptarët.

Ajo që është e rëndësishme është se Presidenti i Bullgarisë është këtu, na mbështet për negociatat.

Kushtet ndaj vendit tonë kanë ardhur duke u shtuar, dhe që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër fenomeneve të tilla, për të cilat raportet botërore tregojnë kush e ka përgjegjësinë. Shpresojmë të ecim megjithatë drejt një mundësie pozitive.” – u shpreh Meta.