TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët pritet të rikthehen nesër në një protestë të dytë kombëtare, pas asaj të mbajtur në muajt nëntor-shkurt.
Tashmë studentët do të vijnë me 9 pika të reja për qeverinë Rama, e cila sipas atyre nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e mëparshme.
"Pakënaqësia është rritur dhe pakti për Universitetin i paraqitur nga qeveria ka dështuar. Pikat ose janë gjysmë plotësuar ose nuk janë realizuar fare”.
Të pranishëm në Ora News, studentët kanë zbuluar dhe arsyet e protestës.
“Protesta do të vazhdojë për të njëjtat kërkesa, por edhe kërkesa të tjera. Të parat nuk janë plotësuar. Jemi të zhgënjyer.”
Tetë pikat u shuan, por në këtë protestë do të ketë kërkesa të reja të studentëve.
"Tani kërkojmë plotësimin e kërkesave mundësisht edhe të disa kërkesave të tjera."
A janë të bashkur studentët në protestën e 22 majit? “Shumë”
Studentët kanë menduar një protestë një ditore ndërsa fati i saj do të përcaktohet nga pjesëmarrja.