TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë nxënës dhe mësues të shkollave të ndryshme të vendit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes.
Kreu i shtetit e ka vënë theksin e mesazhit të tij tek eliminimi i dhunës, respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe nxitja e barazisë në vendimmarrje.
Sipas tij, duhet të fuqizojmë familjen shqiptare, për të forcuar shoqërinë dhe Atdheun.
Postimi i plotë:
Një bisedë e hapur dhe e ngrohtë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, me nxënës dhe mësues të shkollave të ndryshme të vendit, mbi rëndësinë e mbrojtjes së familjes dhe vlerave të saj, të tronditura nga plagët sociale dhe fenomeni i shpopullimit.
Eliminimi i dhunës, respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe nxitja e barazisë në vendimmarrje garantojnë më shumë siguri dhe mirëqenie për familjen, e bëjnë atë më të fortë dhe më të shëndetshme.
Thelbësore është figura e mësuesit, që duhet mbështetur më aktivisht, për shkak rolit të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj me vlerat qytetare.
Të fuqizojmë familjen shqiptare, për të forcuar shoqërinë dhe Atdheun!