AKTUALITET, 15 Maj 2021, 11:39

Vrasja e Mehmet Qemës, del para gjykatës Marius Dema dhe të ndaluarit e tjerë

Ka dalë sot para gjykatës Marius Dema, 28-vjeçari që qëlloi për vdekje aksidentalisht shokun tij Mehmet Qema në Tiranë.

Gjithashtu në seancën e gjyqit janë edhe katër të rinjtë e tjerë të arrestuar, ku do t’ju njoftohet masa e sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në lagjen “5 Maj” të kryeqytetit. Të gjithë të rinjtë ishin bashkë me Qemën, ndërsa Marius Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë ka qëlluar, plumbi i së cilës i mori jetën shokut të tij.

Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Të arrestuar gjithashtu janë, Frenkli Myftari, Erlind Pekën, Bralind Agajn, Blerim Hotin dhe Xhuliano Koçin.