AKTUALITET, 15 Maj 2021, 12:07

FOTOT/ Brenda tuneleve të Hamasit, aty ku hidhen raketat dhe bëhet kontrabanda e armëve

Një luftë e pabarabartë po zhvillohet mes Palestinës dhe Izraelit pas tensioneve që nisën të hënën, ndërsa ushtritë e dy vendeve kanë kapacitete të ndryshme luftimi dhe armatimi.

Në këtë fotogaleri ju prezantojmë me tunelet e Hamasit, që janë ndërtuar në vitin 2014 që palestinezët të mbroheshin ndaj sulmeve të Izraelit. Por këto tunele janë edhe rruga e trafikut të armëve mes dy vendeve.

Nga bombardimet e të premtes, një pjesë e rrjetit të tuneleve që është i gjatë prej disa kilometrash u bombardua nga izraelitët duke shkaktuar dhjetëra të vrarë.