AKTUALITET, 24 Prill 2021, 19:51

Meta paralajmëron gjyqtarët e prokurorët: Gati të marr përgjegjësinë për çdo dekret në mbrojtje të zgjedhjeve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta paralajmëron se mund të nënshkruajë një dekret në rast se i duhet për të mbrojtur zgjedhjet e 25 prillit. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje prokurorëve e gjyqtarëve që të zbatojnë ligjin për zgjedhjet e 25 prillit, ose populli do i arrestojë në flagrancë. Meta thotë se kriminelët më të rrezikshëm janë ata të veshur me unfiromë, prandaj ai kërkon që gjyqtarët e prokurorët mos bëhen palë dhe të qëndrojnë larg ndikimeve politike. STATUSI NGA ILIR META Kriminelët janë kudo të rrezikshëm. Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë. Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës. Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t’ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar. Presidenti i Republikës është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin. Presidenti i Republikës është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë! Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë. ??

Kriminelët janë kudo të rrezikshëm. Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden...

Posted by Ilir Meta on Saturday, April 24, 2021