AKTUALITET, 24 Prill 2021, 16:53

Denoncimi i qytetares në Divjakë, Meta: Nesër Referendum kundër dhunës!

Denoncimi i qytetares në Divjakë, Meta: Nesër Referendum
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për ngjarjen në Kavajë ku qytetare, Elsa Bita ka denoncuar se është dhunuar nga shefi i komisariatit pasi po filmonte. Meta thotë se nesër do të jetë edhe referendum kundër dhunës dhe pro paqes. Ai thotë se ngjarja e Divjakës mund të ishte parandaluar nëse katër kallëzimet do të ishin hetuar. Pretendohet se shefi i komisariatit të Divjakës është kallëzuar katër herë nga dega e PD kohët e fundit. STATUSI NGA ILIR META Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit. Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit. Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës. Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet. Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë.

Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe...

Posted by Ilir Meta on Saturday, April 24, 2021