AKTUALITET, 24 Prill 2021, 18:42

Koronavirusi në Shqipëri, pesë viktima në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, pesë viktima në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë viktima nga Covid-19 në vendin tonë.

Ndërkohë, janë shënuar 139 raste të reja nga 3457 testime.

Të shëruarit në 24 orët e fundit janë 738.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3457 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 139 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 11 raste në Korçë, 8 raste në Shkodër, Fier, Devoll, 7 raste në Durrës, Skrapar, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Lezhë, Vlorë, Pogradec, Sarandë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Elbasan, Lushnje, Libohovë, 2 raste në Kukës, Mirditë, Berat, Librazhd, Kamëz, Gramsh, Maliq, Këlcyrë, 1 rast në Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Peqini, të moshave 63 – 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (24 Prill 2021)

Raste të reja ditore 139

Të shëruar në 24 orë 738

Të shtruar në spitale 154

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 3457

Testime totale 624,200

Raste pozitive 130,409

Raste të shëruara 105,016

Raste Aktive 23,021

Humbje jete 2,372

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17561

Fier 1983

Durrës 770

Shkodër 694

Gjirokastër 485

Korçë 567

Vlorë 325

Kukës 227

Dibër 177

Elbasan 123

Berat 76

Lezhë 33.