AKTUALITET, 24 Prill 2021, 18:59

E gjithë bota e mbërthyer nga COVID-i, Zelanda e Re jep sinjale pozitive, lejon zhvillimin e një koncerti me mbi 50 mijë të pranishëm

E gjithë bota e mbërthyer nga COVID-i, Zelanda e Re jep sinjale

Teksa në botë vijon të jetë gjendje e rënduar për shkak të pandemisë COVID-19, Zelanda e Re duket se ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në luftën kundër virusit.

Në vendin-ishull në Oqeanin Paqësor Jugperëndimor të premten u mbajt një koncert nga grupi Six60, ku ishin të pranishëm 50 mijë persona.

Kocerti u mbajt në stadiumit e regbit “Eden Park”, ndërsa distancimi social ishte i panevojshëm pasi Zelanda e Re nuk ka krizë të valëve të reja nga infeksioni me koronavirus.

Ky ishte koncerti më i madh ndonjëherë në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.