AKTUALITET, 20 Dhjetor 2020, 19:46

Meta, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD: Humbje e madhe për sistemin bankar!

Meta, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-deputetit

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Bedri Çollaku, i cili e humbi betejën me Covid.

Kreu i Shtetit në mesazhin e tij ngushëllues thotë se Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare.

Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues.

Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.

Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ngushëllimet më të sinqerta! U prehtë në paqen e merituar”, shkruan Meta në Facebook.