TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë në protestë ditën e sotme në sheshin përpara Ministrisë së Brendshme.
Tubimi erdhi për shkak të ndalimit të dhunshëm nga policia të 4 aktivistë të kësaj Aleance, Astrit Seranajt, pedagogut Ergys Mërtiri, artistit Donald Martini dhe teknikut Gentjan Hasani. Regjisori Edmond Budina tha se do të protestohet për t’i thënë ndal dhunës së pushtetit.
“Duhet ti themi ndal dhunës së policisë së pushtetit. Policisë e cila i shërben vetëm një grushti njerëzish. Ne nuk duhet të frikësohemi nga dhuna e këtij pushteti fashisto-mafioz që kërkojnë të ruajnë pushtetin e tyre. Këtu kemi të bëjmë me një dhunë shtetërore që frikëson qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Ne nuk kemi frikë, do të vazhdojmë të protestojmë dhe nuk do ta ulim kokën”, – tha Budina në News24.