AKTUALITET, 23 Prill 2021, 22:18

Meta i përgjigjet ‘live’ ambasadores së SHBA: Mos merr më në mbrojtje Ramën, boll ndërhyve në mënyrë të njëanshme në punët e brendshme të Shqipërisë

Meta i përgjigjet ‘live’ ambasadores së SHBA: Mos merr

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përjgigjur në pak sekonda ambasadores së SHBA teksa po zhvillon një intervistë në një televizion shqiptar.

Meta thotë se ambasadorja sapo i shkruajti për të mos përmendur sfurqet, por ai i kundërpërgjigjet duke i thënë që mos marrë më në mbrojtje Ramën.

Po ashtu Meta i kërkon mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë në mënyrë të njëanshme, tekas zbulon se ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka kërkuar Metës në emër të Ramës, të pranojë Ardian Dvoranin një ditë para mbledhjes së KED.

Tani live sapo më shkruajti ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën. Meqë më dergoi live ‘sms’ i them ambasadores amerikane mos e mbështet më Edi Ramën.

Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që ambasadorja amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani.

Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme.”- tha Meta.