TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta tha në një intervistë televizive në Syri TV në natën e fundit të fushatës elektrorale të 25 prillit ka përsëritur sërish thirrjen për shqiptarët, që të mprehin sfurqet për të dielën, nëse preket vota.
“Ambasada Amerikane është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Rama thjesht flet në emër të tyre. Ai është një mashtrues dhe një intrigant dhe mbetet thjesht gruaja e Bilalit. Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë Kryerilindasit nëse preket vota!
Cfurqet do jenë të dielën, nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur. Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë.
Unë i kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani. Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por zgjedhje si në Kosovë po. Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama”, tha Meta.