AKTUALITET, 23 Prill 2021, 22:16

“Kërcënimet me sfurqe meritojnë dënim”!/ Përplasje e fortë në distancë Ilir Meta - Yuri Kim

“Kërcënimet me sfurqe meritojnë dënim”!/


Presidenti i Republikës Ilir Meta është përplasur fort me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim. Mbrëmjen e së premtes Meta ishte në studion e Syri Tv kur në një moment ka ndërprerë bisedën me gazetarët në studio dhe ka nisur të shkruajë një SMS në celular. Gazetarët e kanë pyetur me kë po bisedonte dhe Meta tha se ishte ambasadorja Yuri Kim.

Tani live sapo më shkruajti ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën. Meqë më dergoi live ‘sms’ i them ambasadores amerikane mos e mbështet më Edi Ramën.

Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që ambasadorja amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani.

Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme.”- tha Meta.

Pak minuta më pas ambasadorja amerikane ka publikuar një koment në Twitter.

“Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal” – shkroi Kim.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1385682948876378122?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1385682948876378122%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkercenimet-me-sfurqe-meritojne-denim-ambasadorja-yuri-kim-i-pergjigjet-ashper-metes-ndal-ata-qe-nxisin-dhune-do-mbajne-pergjegjesi%2F

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/04/23/dime-disa-gjera-per-ty-meta-ambasadorja-kim-te-nxjerre-cfare-di-per-mua/