TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonajn, të cilën e ka paditur në SPAK.
Gjatë emisionit, Meta e cilësoi ministren si falsifikatore dokumentash, dhe i kërkoi drejtuesit të emisionit që ta përballte me kryeministrin Edi Rama.
“Si mund të merrem unë me një falsifikatore? Gjuha ime ka qënë shumë e rregull, ajo më ngatërron mua me Monikën por ta zgjidhin me njëra-tjetrën. Monika bashkëshorte është në shtëpi. Zonja në fjalë të tregojë shokët tek SPAK-u. Presidenti ka 2 vite që i paralajmëron. I kam thënë tek Gjykata Kushtetuese është vijë e kuqe flakë. Mos të merremi me zonjën falsifikatore. Atë e ka vrarë ai që nuk e lë të japë dorëheqjen dhe e ka detyruar që të kryejë këtë akt kriminal. Nuk merrem me një ministre. Më sill Edi Ramën ta sqaroj me qetësi dhe dashuri,”-tha Meta në fjalën e tij.