AKTUALITET, 15 Nëntor 2019, 17:12

Meta do ta kallëzojë penalisht, reagon Ardian Dvorani: Nuk shmangem me lojra mediatike

Meta do ta kallëzojë penalisht, reagon Ardian Dvorani: Nuk shmangem me

Pas deklarateve të Presidentit të Republikës, se do ta kallëzojë penalisht ditën e hënë, ka reaguar kryetari i KED-së, Ardian Dvorani. Ai thotë se Presidenti po ushtron të drejtën e tij, si çdo qytetar tjetër dhe se do të përballet me ligjin.

Presidenti Meta, u shpreh se do të kallëzojë zotin Dvorani për dy vepra penale, konkretisht për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore.

Deklarata e Dvoranit:

Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje.

Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo.

Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.

Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës.

Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi.”, shprehet Dvorani.

/TPZ.al/