TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, ka lajmëruar në një konferencë për shtyp, se ka vendosur të kallëzojë penalisht, kryetarin e KED-së, Ardian Dvorani, për Shpërdorim Detyre dhe Përvetësim i Titullit të Detyrës Shtetërore.
"Dëshiroj t'ju bëj të ditur, vendimin tim si President i Republikës dhe Kryetar i Shtetit, për të paraqitur ditën e hënë, kallëzim penal, si President i Republikës, kundër zotit Ardian Dvorani, me detyrë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Unë, Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Shtetit, akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale:
- Shpërdorimi i detyrës.
- Përvetësimi i Titullit apo Detyrës Shtetërore", u shpreh Meta në konferencë.
Presidenti do të depozitojë pranë Prokurorisë kallëzimin penal ndaj Ardian Dvoranit, ditën e hënë.
Ndërsa ditën e sotme, Kuvendi votoi një rezolutë për Gjykatën Kushtetuese, pas përplasjes me Presidentin. Lidhur me këtë rezolutë ka reaguar edhe Gjykata Kushtetuese, e cila deklaron se nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime, por bie në sy, se në listën e gjyqtarëve të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës, mungon emri i Arta Vorpsit e cila u betua tek noteri, ndërsa është përfshirë Marsida Xhaferllari, e dekretuar nga Presidenti Meta.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2019/11/15/gjykata-kushtetuese-nuk-e-njeh-arta-vorpsin-ne-listen-e-anetareve-te-rinj-vetem-ata-qe-u-betuan-tek-meta/?fbclid=IwAR1OKbtFcIbWklMhDhCkgR1smJG-SJrpIYc3UAAVF0F9GT6m0zOfv4eIiHM