AKTUALITET, 13 Shtator 2019, 22:03

Meta bën deklaratën bombë: Nëse Komisioni i Venecias thotë se kam shkelur Kushtetutën, dorëhiqem menjëherë

Meta bën deklaratën bombë: Nëse Komisioni i Venecias

Presidenti Ilir Meta, ka bërë një deklaratë mjaft të fortë në emisionin e Çim Pekë, në Syri TV. Meta ka thënë se do të dorëhiqet menjëherë nga posti i Presidentit, në rast se Komisioni i Venecias del me konkluzionin, se ai ka shkelur Kushtetutën, duke ç'dekretuar datën e zgjedhjeve.

"Nëse Venecia thotë se Ilir Meta ka shkelur kushtetutën, patjetër. Më vjen keq që më bën këtë pyetje. Unë kam ikur nga kryeministër për një gjë që nuk lidhej me mua, se donte të bëhej zotëria president me votat e Dushkut.Nëse Komisioni i Venecias thotë se presidenti ka shkelur kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë. Ose do bindem se kam shkelur Kushtetutën, ose pastaj që ndërkombëtarët janë të kompromentuar", u shpreh Meta.

Komisioni i Venecias pritet të dalë me një konkluzion në datë 11 Tetor, lidhur me anullimin e zgjedhjeve nga Presidenti Meta dhe dekretimin e datës 13 Tetor, si ditën kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale.

Meta gjithashtu paralajmëeroi se nëse largohet nga presidenca, do të "mbrojë interesin kombëtar me çdo mjet".

"Nëse shoh që Komisioni i Venecias lobohet, sic lobohen disa ambasada, do të vazhdoj patjetër se sbën. Interesin kombëtar do ta mbroj me çdo mjet demokratike", tha Meta duke paralajmëruar se nëse dorëhiqet nga posti i Presidentit, ndioshta do të rikthehet në betejën politike, si aktor i drejtëpërdrejtë.

/TPZ.al/