TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se në takimin e kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel ka pasur manipulim fotosh.
Sipas Kryemadhit zyra e kryeministrit është një zyrë propagande që funksionon për evidentimin e pamjes artistike të kryeministrit.
Më tej kryetarja e LSI, shprehet se fotoja që ishte shpërndarë nga Rama për mediat dhe ajo që kishte publikuar Merkel ishin në ndryshme dhe sipas fotoja nga Kryeministria është manipuluar.
“Dhe nga zyra e kryeministrit është shpërndarë një foto ku Rama me kancelaren Merkel përshëndesin publikun me dorën ngritur. Në fakt nga zyra e kryeministrit shpërndahet një foto me xhaketë të kuqe të kancelares dhe ndërkohë nga zyra e kancelares shpërndahet një foto me xhaketën blu kancelarja. Sigurisht, as nuk kam pikën e dyshimit që është e manipuluar. Nuk është ky problemi a do t’i sjelli kjo bukë shqiptarëve”, tha Kryemadhi në RTV Ora.