AKTUALITET, 13 Shtator 2019, 21:40

Ilir Meta: Kërkesa e Bashës për zgjedhje pa Ramën kryeministër, nuk është demokratike

Ilir Meta: Kërkesa e Bashës për zgjedhje pa Ramën

Presidenti Ilir Meta, ka qenë i ftuar në emisionin "Çim Peka Live", në Syri TV, ku ka deklaruar se kërkesa e opozitës, në këtë rast Lulzim Bashës , për të hyrë në zgjedhje vetëm kur Edi Rama të mos jetë kryeministër, është një kërkesë jo demokratike. Meta e ka quajtur këtë kërkesë të paarsyeshme, e cila thellon më tej krizën.

"Sa i takon tryezës, për mua objektivi ka qenë realizimi i zgjedhjeve gjithëpërfshirëse. Raalizimi i zgjedhjeve pa opozitën ishte cmenduri. Unë do të bëja përpjekjen time. Në rast se opozita do ta shfrytëzonte këtë gjë për të thelluar krizën dhe për të kërkuar gjëra të paarsyeshme, sikurse është kushti, po nuk iku ky nuk futemi në zgjedhje.

Këto për mua nuk janë demokratike. Por, të hetoheshin dosjet që kishin tre vjet atje, duhet të kishte ndodhur me kohë", u shpreh Meta.

Kujtojmë se ditën e djeshme, edhe ish kryeministri Sali Berisha, shigjetoi Lulzim Bashën, duke i thënë publikisht se një marrëveshje me Edi Ramën do të ishte shkatërrimtare për Partinë Demokratike dhe se ai do të gënjehej për herë të dytë nga Rama.

/TPZ.al/