SPORT, 25 Gusht 2020, 17:15

Pirlo konfirmon largimin e sulmuesit: Ai është një kampion, por cikli i tij këtu ka mbaruar

Pirlo konfirmon largimin e sulmuesit: Ai është një kampion, por


Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka konfirmuar se Gonzalo Higuain do largohet nga skuadra. Sulmuesi argjentinas mbërriti nga Napoli në vitin 2016 dhe fitoi 3 kampionate dhe dy Kupa Italie me bardhezinjtë.

Pirlo pranoi se Higuainit i kishte ardhur koha të largohej. “Unë fola me Higuainin. Ai është një person që unë e admiroj shumë, ai ka pasur një moment të rëndësishëm këtu dhe është një lojtar i madh”, tha Pirlo në konferencë për shtyp. “Por ne kemi vendosur se rrugët tona duhet të ndahen. Ai është një kampion i madh, por cikli i tij këtu ka mbaruar. Si një njeri serioz, ne folëm me njëri tjetrin dhe morëm këtë vendim.

Përsa i përket Sami Kedirës, ai është i dëmtuar. Do shohim kur të rikuperohet”, përfundoi Pirlo.