AKTUALITET, 15 Nëntor 2019, 19:12

Mesila Doda: Shqiptarët që duan të jetojnë në këtë vend t’i tregojnë këtij të çmenduri kuptimin e fjalës rezistencë

Ish-deputetja Mesila Doda thotë se nëse Gjykata Kushtetuese zaptohet me forcë nga maxhoranca, mbetet vetëm rruga e parë që tregoi sot Presidenti i Republikës, pra shpërndarja e parlamentit.

Ajo shkruan në “Facebook” se të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë në këtë vend duhet të tregojnë kuptimin e fjalës rezistencë.

“Nëse Gjykata Kushtetuese zaptohet me forcë nga kjo maxhorancë mbetet vetëm rruga e parë që sot tregoi Presidenti i Republikës, për të gjithë shqiptarët e vërtetë…

Të gjithë shqiptarët që ende sot duan të jetojnë në këtë vend duhet t’i tregojnë këtij të çmenduri kuptimin e fjalës rezistencë… me pushtuesin, shqiptarët dinë si duhet të sillen”, shkruan Mesila Doda.