LIFESTYLE, 27 Korrik 2021, 11:04

“E çmuara ime”, Arilena Ara surprizohet në mënyrën më të bukur nga Miriam Cani

Miriam Cani dhe Arilena Ara kanë krijuar një miqësi të ngushtë me njëra-tjetrën.

Së fundmi, Miriam ka surprizuar në mënyrën më të bukur Arilenën.

Këngëtarja ka zbuluar se Miriam i ka dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq, shoqëruar me një pusullë.

“Ne nuk ndahemi kurrë. Ndoshta në distancë, por asnjëherë me zemër. Të dërgoj gjithë dashurinë time”, shkruan Miriami.

Arilena e ka ndarë këtë surprizë me ndjekësit e saj ku shkruan: “Të dua shumë e çmuara ime. Gjithmonë bashkë dashuria ime”.

Kujtojmë që Arilena pritet të publikojë së shpejti albumin e saj të parë.

Ai do të mbajë titullin “POP ART”, për të cilin ka bashkëpunuar me një sërë emrash të njohur si Noizy, Dafina Zeqiri dhe Gjon’s Tears.