LIFESTYLE, 26 Korrik 2021, 14:33

Epike/ Mposhti kampionen e botës, reagimi i trajnerit të notares australiane bëhet viral (VIDEO)

Epike/ Mposhti kampionen e botës, reagimi i trajnerit të notares


Notarja australiane Ariarne Titmus arriti të fitonte medalje ari në Lojërat Olimpike duke u renditur e para në 400 metra not stil i lirë për femra.

21-vjeçarja mposhti kampionen Kati Ledecki e cila mban rekordin me 4 medalje ari në këtë disiplinë. Por reagimi i trajnerit të autrialianes Titmus po bën xhiron e botës.

Në momentin që notarja fiton garën, trajneri Den Boksall filloi të kërcente si i çmendur nga gëzimi. I gjithë momenti është filmuar nga kamerat në sallë dhe reagimi i australianit është bërë shumë shpejt viral.