AKTUALITET, 4 Qershor 2018, 15:14

Dyshime për vizitën e Olta Xhaçkës në Izrael. Në Shqipëri ngrihet zyrë e ‘Mossad’?

Dyshime për vizitën e Olta Xhaçkës në Izrael. Në

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar me shqetësim vizitën e ministres së Mbrojtjes,  Olta Xhacka në Izrael. Sipas tij pritet që agjentë të huaj të vijnë në Shqipëri dhe të vëzhgojnë aktivitetin e shqiptarëve, dhe megjithatë askush nuk flet për këtë vizitë. Ja cfarë shkruan ai:

Mediat thonë se efekti direkt i vizitës zyrtare të ministres shqiptare të Mbrojtjes në Izrael është hapja e Zyrës Izraelite të Antiterrorizmit në Tiranë, të cilën do ta drejtojë i famshmi ‘Mossad’?!

Pra, tani e tutje, jo fshehurazi, po hapur, pritet që shërbimi sekret i Izraelit ‘Mossad’ të vëzhgojë edhe aktivitetin e neve shqiptarëve, apo ta mbrojë Izraelin edhe duke i mbikëqyrur dhe luftuar edhe ‘terroristët’ shqiptarë!

Dhe për çudi, debatuesit e devotshëm në Tiranë e Prishtinë fare nuk u morën me këtë problem, mbase pse e tëra u duket vetëm si edhe një ‘vlerë’ Perëndimore me të cilat pasurohet shqiptaria!

Apo ndoshta janë pajtuar me mundësinë që në betejat globale ndërfetare, Shqipëria të drejtohet nga shërbimet e huaja sekrete!?”