AKTUALITET, 1 Maj 2020, 09:45

Merkel vendos rihapjen e parqeve dhe disa aktiviteteve të tjera në Gjermani, ja çfarë thotë për rinisjen e udhëtimeve në Europë

Merkel vendos rihapjen e parqeve dhe disa aktiviteteve të tjera në


Gjermania do të lejojë që parqet e lojërave, kopshtet zoologjike, muzetë dhe kishat të rihapen, por me kusht ruajtjen e kufizimeve nga personat që do t’i vizitojnë.

Restorantet dhe ambientet e kujdesit ditor nuk janë shqyrtuar për hapje në këtë moment, tha kancelarja Angela Merkel të enjten pas takimit me kryeministrat e landeve gjermane, shkruajnë mediet e huaja.

Merkel ka deklaruar se lëvizje më të mëdha për të lehtësuar bllokimin e vendit do të vlerësohen në një mbledhje më 6 maj, kur politikbërësit do të kenë të dhëna më të besueshme për efektet e hapave fillestarë që filluan në 20 Prill.

“Çështja nëse mund të udhëtoni në Evropë nuk është në rendin e ditës”, tha Merkel.

“Ne kemi arritur shumë gjatë javëve të fundit, por për sa kohë që nuk ka vaksinë apo trajtim, është e domosdoshme të jemi të kujdesshëm.”