AKTUALITET, 12 Korrik 2019, 18:12

Goditet një grup trafiku droge në Greqi, pesë shqiptarë në pranga

Goditet një grup trafiku droge në Greqi, pesë shqiptarë

Policia greke ka goditur një grup të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi dukë arrestuar gjashtë persona, pesë prej tyre shqiptarë.

Sipas informacionit zyrtar nga policia helene, operacioni është zhvilluar në Kipseli dhe në Patisia, Athinë. Policia ka sekuestruar 84 kg e 411 gram marijuanë, një shumë prej 6245 eurosh, 400 lek shqiptare, një automjet, një motor, një peshore, 6 celularë.

Policia greke thotë se ky grup ka arritur të fitojë nga trafikimi i drogës rreth 180.000 euro. Gjatë operacionit janë arrestuar një grek 37 vjeç dhe pesë shqiptarë nga 27 deri në 44 vjeç.