TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak ditë më parë Erik Lloshi na befasoi të gjithëve teksa publikoi në Instagram një foto ku shfaqet dora e tij dhe e partneres, e cila mban unazën e fejesës në gisht. Një fejesë e papritur që i habiti të gjithë duke ditur që vetëm 4 muaj më parë Eriku pushtoi mediat online me lajmin e ndarjes nga e dashura.
Fakti që këngëtari nuk zbuloi fytyrën e partneres së tij na bëri të gjithë të aludonim mbi identitetin e saj, madje u spekulua edhe për një ribashkim me ish-të dashurën, modelen Jola Progri.
Më në fund Erik, si për të shuar kureshtjen e të gjithëve, mbrëmjen e djeshme publikoi në Instastory një foto me të fejuarën e tij. Nga fotoja duket qartë se nuk bëhet fjalë për Jolën, por është një vajzë tjetër tepër simpatike.
