AKTUALITET, 10 Korrik 2020, 19:22

“Mengel”/ 400-500 euro një klandestini për kaluar kufirin me Malin e Zi, pranga të riut nga Kamza

“Mengel”/ 400-500 euro një klandestini për kaluar kufirin

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar ilegalisht 9 shtetas të huaj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Mengel”, pas hekurave përfundoi i riu me inicialet R. M., banues në Kamzë, ndërkohë shtetasja me inicialet A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë do të hetohet për veprën penale “Moskallëzim krīmi”.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, policia bëri të mundur arrestimin e të riut.

I riu akuzohet se transportonte klandestinët kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.